Komuna e Prishtinës iu ka bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar për sigurinë dhe mirëqenien e përgjithshme gjatë këtyre ditëve të festave.
Në një komunikatë të lëshuar nga Komuna e Prishtinës në Facebook, thuhet se në festat e fundvitit, kryeqyteti mbushet me vizitorë dhe aktivitete të shumta, prandaj është e rëndësishme të tregohet kujdes,.
“Gjatë ditëve të festave që po afrohen, kur Kryeqyteti ynë mbushet me gëzim, vizitorë dhe aktivitete të shumta, është e rëndësishme që secili prej nesh të tregojë kujdes të shtuar për sigurinë dhe mirëqenien e përgjithshme”, shkruhet mes tjerash në postim.