Telenews

Komuna e Prishtinës me vendim të rëndësishëm rreth tatimit për pronën e paluajtshme

Është miratuar me shumicë votash propozimi për t’u shfuqizuar rregullorja në të parashihej taksa në transaksion të pronës së paluajtshme.

Lajmin e ka bërë të ditur i pari i Prishtinës, Përparim Rama, i cili tha se sot është eliminuar taksa në transaksion të pronës.

Ai ka thënë se kjo përbën një lehtësim esencial në bartjen dhe rregullimin e pronave të tyre.

Njoftimi i plotë:

ELIMINOHET TAKSA NË TRANSAKSION TË PRONËS.

Me shumicë votash të këshilltarëve komunal është miratuar propozimi ynë që të shfuqizohet rregullorja në të cilën parashihej taksa në transaksion të pronës së paluajtshme e që kishte vlerën 150 euro.

Kryeqytetasit e kanë merituar që moti këtë të drejtë, e cila përbën lehtësim esencial në bartjen dhe rregullimin e pronave të tyre. Pa taksa të panevojshme e pa pengesa administrative.

 

Të ngajshme

Fermerët e Kosovës paralajmërojnë protestë më 2 korrik për çmimin e grurit

Valjeta Turkaj

Gjermania planifikon rritjen e pagës minimale në 14.60 euro për orë

Erzana Fazliu

AKB alarmon: Bizneset po ikin jashtë Kosovës, vetëm për në Shqipëri u larguan 600 prej tyre

Donat Hashani