Telenews

Komuna e Prishtinës thotë se qeveria po bllokon projektet urbanistike, inicion kallëzim penal

Komuna e Prishtinës ka nisur kallëzim penal ndaj Inspektorit të Inspektoratit për Trashëgimi Kulturore, mbi dyshimet për veprime në kundërshtim me ligjin dhe interesin publik.

Siç thuhet ndër tjera në njoftimin e komunës, për arsye politike dhe interesa të ngushta – strukturat qeveritare kanë bllokuar realizimin e projekteve jetike për qytetin, duke vepruar në kundërshtim me ligjin.

”Komuna e Prishtinës njofton opinionin publik se të gjitha projektet transformuese të nisura në kryeqytet janë ndaluar dhe bllokuar nga autoritetet e qeverisë qendrore, përfshirë projektet madhore pa asnjë përjashtim.

Gjatë mandatit aktual qeverisës, Kryeqyteti ka shprehur vazhdimisht gatishmëri për bashkëpunim institucional me qeverinë qëndrore me qëllim të avancimit të interesit publik dhe përmirësimit të mirëqenies së qytetarëve. Megjithatë, këto përpjekje janë penguar në mënyrë të përsëritur nga strukturat qeveritare, të cilat – për arsye politike dhe interesa të ngushta – kanë bllokuar realizimin e projekteve jetike për qytetin, duke vepruar në kundërshtim me ligjin.

Përballë kësaj situate, Komuna e Prishtinës ka ndërmarrë veprime ligjore të nevojshme për të adresuar pengesat institucionale dhe për të mbrojtur të drejtën ligjore të qytetarëve për zhvillim të qëndrueshëm urban.

Në këtë kuadër, ekipi ligjor i Komunës ka iniciuar kallëzim penal ndaj Inspektorit të Inspektoratit për Trashëgimi Kulturore, për veprime që dyshohet të jenë në kundërshtim me ligjin dhe interesin publik.

Komuna e Prishtinës rithekson përkushtimin për të ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore të nevojshme ndaj çdo individi apo institucioni që cenon ligjin dhe pengon zhvillimin e qytetit. Institucionet komunale do të vazhdojnë me vendosmëri mbrojtjen e interesit të qytetarëve, duke përdorur të gjitha mjetet ligjore në funksion të një Prishtine më të zhvilluar dhe më funksionale për të gjithë”.

 

Të ngajshme

Trump në takim me Netanyahun, ka një mesazh të qartë

Donat Hashani

Fahrije Hoti çon në Athinë rrëfimin historik frymëzues të grave të Krushës

Donat Hashani

Imer Hakaj dorëhiqet nga posti i drejtorit të Inspektoratit të Trashëgimisë Kulturore

Donat Hashani