Para pak ditëve, Komuna e Skenderajit u ballafaqua me përmbytje të mëdha nga sasia e madhe e shiut që ra në vendin tonë dhe dalja nga kontrolli e lumenjëve që kalojnë nga kjo pjesë.
Dëmet materiale ishin të mëdha në Komunën e drejtuar nga Fadil Nura, madje sipas përllogaritjeve të bëra, pas qetësimit të situatës, vlerësohet se ato kapin shifrën e milionave dyshifrore, transmeton Telenews.al
Me gjithë këtë, tashmë shumë biznese, qytetarë, donatorë e mbi të gjitha njerëz të vullnetit të mirë, kanë treguar zemërgjerësinë e tyre, duke dhuruar dhjetëra donacione në këtë Komunë.
Nëpërmjet faqes zyrtare, Komuna e Skenderajit sot ka dedikuar një shkrim falenderues të cilin e nis me ”FALENDERIM NGA ZEMRA”, për të gjithë donatorët e kësaj nisme që pritet ta rikthejë Skenderajin në normalitet.
Njoftimi i plotë nga Komuna e Skenderajit:
/Telenews.al/

