Telenews

Komuna e Vitisë dhe ajo e Kamenicës nderojnë dëshmorët me homazhe për nderë të Epopesë së UÇK-së

Institucionet komunale të Vitisë në kuadër të Epopesë së UÇK-së kanë bërë homazhe pranë varrezave të dëshmorëve.

Gjatë këtyre homazheve kanë vendosur kurora lulesh për të kujtuar dhe nderuar dëshmorët e rënë për lirinë e Kosovë.

Ndryshe, homazhe kanë bërë edhe përfaqësues të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, policisë, FSK-së dhe të tjerë

.

“Me rastin e Epopesë së UÇK-së, sot në varrezat e dëshmorëve në Viti, institucionet komunale të Vitisë të udhëhequr nga kryetari i komunës Sokol Haliti, kryesuesi i Kuvendit komunal të Vitisë, Bekim Azizi dhe të tjerë kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur kurora lulesh, për të përkujtuar dhe nderuar dëshmorët e rënë për lirinë e Kosovës. Homazhe kanë bërë edhe përfaqësues të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, policisë, FSK-së dhe të tjerë”, thuhet në njoftim

.https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=1037558931733551&id=100064383623829&ref=embed_post

Edhe nga Komuna e Kamenicës, kryesuesi i Kuvendit Komunal Liridona Kastrati së bashku me përfaqësuesin e OVL-UÇK-së dega në Kamenicë, Milaim Limoni, pjesëtarë të Policisë së Kosovës, pjesëtarë të FSK-së dhe të tjerë, kanë bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve.

https://www.facebook.com/KomunaKamenice/posts/1063828159112849?ref=embed_post

Të ngajshme

Djali i Unikkatilit provon të kapet fizikisht me dikë në ceremoninë e varrimit të xhaxhait

Valjeta Turkaj

Fatmir Spahiu reflekton mbi sakrificat për Lirinë e Kosovës

Erzana Fazliu

Pas përplasjes me sigurimin, qytetarët dhe opozita u përballën me policinë në Beograd

Valjeta Turkaj