Telenews

KOMUNA NJOFTON SE KJO RRUGË E KRYEQYTETIT NESËR MBYLLET PËR QARKULLIM

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se rruga “Ahmet Krasniqi” do të mbyllet nesër për qarkullim nga ora 07:00 deri në orën 18:00, raporton Express.
Sipas njoftimit të komunës, arsye për këtë është asfaltimi i kësaj rruge.
“Ju njoftojmë se Komuna e Prishtinës, respektivisht Drejtoria e Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave, është në implementim të kontratës : ”Rekonstruimi i rrugës “Ahmet Krasniqi” me nr. pr.616 21 076 511, me gjatësi rreth L=500.0m
Operatori ekonomik “Sh.p.k. Kema Company” do të fillojë asfaltimin e kësaj rruge të lartpërmendur dhe për këtë arsye ju njoftojmë se kjo rrugë do të mbyllet për qarkullim përkohësisht nga nesër, me datë 16.04.2022, që nga ora 07:00 deri në ora 18:00”, thuhet në njoftim./Express

Të ngajshme

Hoti thotë se vendi duhet të shkojë në zgjedhje: Koalicioni Kurti-Osmani mashtroi për dialogun

Donat Hashani

Abdixhiku tallet me Kurtin, thotë se sikur Vali Corleones edhe Kurti nuk po i thuhet puna e mbarë

Donat Hashani

Avni Dehari thotë se në propozimin evropian duhet të përmenden edhe shqiptarët e Luginës

Donat Hashani