Telenews

KOMUNAT E DRENASIT DHE SKËNDERAJT, PËRKUJTOJNË 40 DËSHMORËT NË KRYE ME ILAZ KODRËN DHE 275 MARTIRË TË RËNË

Më rastin e 23 vjetorit të rënies së heroit të kombit Ilaz Kodra, 40 dëshmorëve dhe mbi 275 martirëve, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me stafin e tij, kryetarin e Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, familjar të dëshmorëve e martirëve, shoqata të dala nga lufta e UÇK-së e shumë qytetarë, kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur buqeta me lule të freskëta pranë varrezave ku prehen të rënët e 30 prillit të vitit 1999.
Fillimisht, homazhe dhe vendosja e buqetave me lule, janë bërë pranë shtatores së heroit Ilaz Kodra në sheshin e qytetit të Drenasit, pastaj homazhet kanë vazhduar në Kompleksin e Dëshmorëve në fshatin Marinë, në varrezat e fshatit Shtuticë, Vërboc e Tërstenik të lagja Gashani si dhe pranë lapidarit me emra të të gjithë të rënëve në këtë ditë.
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci tha se në këtë ditë përkujtimi, të dhimbjes e krenarisë, kujtojmë me nderim heroin Ilaz Kodra, 40 dëshmorë e mbi 275 martirë të kombit nga Vërboci, Shtutica, Tërsteniku, Dosheci, Baksi, Gllobari dhe fshatrat përreth.
“Sot kujtojmë sakrificën e jashtëzakonshme të popullit tonë ndër shekuj, kujtojmë heronjtë, dëshmorët dhe martirët e lirisë. Sot këtu kujtojmë Vërbocin e Shtuticë, dy nga vendet me gjenocidin me të madh të kryer nga forcat serbe. Fatkeqësisht ende askush nuk ka dalë para bankës së të akuzuarve për planifikuesit e ekzekutuesit e këtyre vrasjeve. 30 prilli kujtohet si masakra më e madhe gjatë luftës së fundit, prandaj gjykimi duhet të jetë për vrasësit e jo për ata që luftuan në mbrojtje të këtij vendi”, ka thënë mes tjerash Lladrovci gjatë homazheve të bëra.

Të ngajshme

Këshilli i Qarkut të Vlorës me falenderim të veçantë për Panairin Ndërkombëtar të Turizmit në Prishtinë

Donat Hashani

Kryetari i Ferizajt për rastin tragjik: Me forcën e ligjit do t’i japim dënim meritor dorasit

Hafize Elshani

Prokuroria deklarohet për vrasjen në Ferizaj, lëshohet urdhri për ndalimin e të dyshuarit për 48 orë

Hafize Elshani