Trajneri i Eintracht Frankfurtit, Oliver Glasner, ka konfirmuar se Filip Kostic po largohet nga klubi gjerman.
Mesfushori serb do të transferohet te Juventusi, teksa marrëveshja e plotë është afër finalizimit – transmeton Gazeta Express.
Eintracht Frankfurti ka publikuar listën me futbollistët e ftuar për finalen e Superkupës së Evropës kundër Real Madridit, që do të zhvillohet të mërkurën mbrëma.
Kostic nuk është përfshirë në listë dhe Glasner tregoi arsyen në konferencën për shtyp. Trajneri i skuadrës gjermane konfirmoi se lojtari po laroghet.
“Kostic nuk është pjesë e skuadrës për ndeshjen e nesërme, sepse ai po largohet nga klubi”, tha ai.
29-vjeçari pritet që të zyrtarizohet këtë javë te Juventusi. Ai është pajtuar për një kontratë 3-vjeçare.
Eintracht Frankfurti do të fitojë 17/18 milionë euro nga shitja e tij te “Zonja e Vjetër”.