Telenews

Konfirmohet mungesa e njërit prej futbollistëve më të mirë të Greqisë për ndeshjen ndaj Kosovës

Dimitris Limnios do t’i mungojë Greqisë në ndeshjen e dytë ndaj Kosovës në Ligën e Kombeve.
24-vjeçari ka këputur ligamentet e këmbës dhe do të jetë jashtë fushave për së paku 7 muaj.

Kësisoj, Limnios nuk do të jetë në dispozicion të Gus Poyet për ndeshjen e 12 qershorit, ndaj Kosovës. Mungesa e tij padyshim se është e mirëseardhur për “Dardanët”, pasi Limnios vlerësohet si një prej futbollistëve më të mirë te grekët.

Kujtojmë se në ndeshjen e parë të zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”, grekët triumfuan me rezultatin 0:1.
Greqia me nëntë pikë udhëheq në Grupin 2 të Ligës C, teksa Kosova renditet e dyta me gjashtë pikë.

 

Të ngajshme

Real Madridi shokon Arsenalin, vendos çmim rekord për Vinicius Jr

KushtrimGuraj

UEFA harton plan të ri për të bojkotuar Gianni Infantinon

KushtrimGuraj

Ende asnjë ofertë konkrete për Edon Zhegrovën

KushtrimGuraj