Telenews

Konfirmohet nga KOSTT: Reduktimet vazhdojnë

KOSTT ka thënë se shkaku i pamjaftueshmërisë së furnizimit që parashihen me Kodin e Rrjetit, instruksionet për kufizim të furnizimit me energji elektrike do të mbesin në fuqi derisa të stabilizohet situata, që do të thotë sigurimi i energjisë së mjaftueshme elektrike për mbulim të konsumit nga operatorët përgjegjës: KESCO e KEDS.

Sa i përket kufizimeve të konsumit ditor, ato mund të dallojnë nga dita në ditë është thënë nga KOSTT.

“Varet nga ngarkesa (konsumi) dhe nga energjia e siguruar nga palët përgjegjëse për të mbuluar konsumin e energjisë elektrike në vend. Për oraret e kufizimeve konkrete udhëzoheni që të drejtoheni në KEDS. Gjendja e krizës energjetike me të cilën po përballet Sistemi Elektroenergjetik i Kosovës e cila ndër të tjera është reflektim i krizës globale energjetike, do të përballohet më me lehtësi me mbështetjen edhe të të gjithë qytetarëve duke shfrytëzuar energjinë elektrike në mënyrë sa më racionale dhe duke kursyer aty ku është e mundur”, është thënë nga KOSTT.

Të ngajshme

Presidentja Osmani u prit në takim nga kryetari i Kuvendit të Islandës

Donat Hashani

Avokati i njohur ankohet se nuk ka ngrohje në Gjykatën Themelore në Prishtinë

Donat Hashani

23 vjet nga nata e tmerrit në veri të Mitrovicës

Miftar Zejnullahu