Telenews

Konfirmohet se a janë ndarë Blero dhe Afrona Dika

Ka tash e sa ditë që në mediat flitet për një ndarje të mundshme mes këngëtarit Blero dhe modeles Afrona Dika.
Dyshimet lindën nga fakti se dyshja i kanë larguar të gjitha fotografitë e përbashkëta në rrjetet sociale.


Të njëjtat burime kanë theksuar se arsyeja e ndarjes duket të ketë qenë distanca mes çiftit, pasi dyshja kanë shtetësi të ndryshme.
Blero mesa duket nuk e ka hedhur hapin që pritej e mendohej, atë të zhvendosjes në Zvicër – vend ky në të cilin Afrona është lindur dhe rritur.

Blero dhe Afrona Dika (Foto: Norik Uka)

Burimet pranë dyshes nuk e përjashtojnë mundësinë e një ribashkimi, por që duket diçka e vështirë tani për tani, pasi kriza mes tyre duket të jetë vërtet serioze.

Të ngajshme

Bora Zemani është shtatzënë?

Erzana Fazliu

Romancë në shi, Dafina e Kreshniku surprizojnë me foto nga Çekia

Erzana Fazliu

Romancë në shi, Dafina e Kreshniku surprizojnë me foto nga Çekia

Valjeta Turkaj