Telenews

KONFIRMOHET VJEDHJE E RËNDË NË SPITALIN E GJILANIT

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se një vjedhje e rëndë ka ndodhur  më 28 mars të këtij viti në Spitalin e Gjilanit.
Siç bëhet e ditur ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga hapësira e jashtme e spitalit persona të dyshuar kanë vjedhur gypa të metalit dhe bakrit.

Policia lidhur me rastin ka arrestuar tre persona, ku njëri nga ta është shtetas i Shqipërisë.
“Spitali Rajonal, Gjilan, 28.03.2022 – 18:00. Me 25.04.2022 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga hapësira e jashtme e spitalit persona të dyshuar kanë vjedhur gypa të metalit dhe bakrit. Lidhur me rastin janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj (njëri shtetas i Shqipërisë dhe dy shtetas kosovarë). Me vendim të prokurorit tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, njofton Policia.

Të ngajshme

Zbulim i ri për trurin: Nuk është më ashtu siç mendohej deri tani

Donat Hashani

Vetëm gjatë këtij viti 18 fëmijë u braktisën në Kosovë

Valjeta Turkaj

Çfarë i ndodh trupit kur pini lëng selino çdo ditë

Valjeta Turkaj