Telenews

Konfiskohet aparati i ultrazërit në Leposaviq, kosovari dyshohet se e futi ilegalisht nga Serbia

 

 

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka konfiskuar një aparat ultrazëri në Leposaviq, i cili ishte futur nga një i dyshuar kosovar ilegalisht nga Serbia.

Rasti ka ndodhur pasditen e së shtunës, njofton policia, shkruan Gazeta Insajderi.

“Njësia policore ka ndaluar një furgon që drejtohej nga i dyshuari mashkull kosovar në të cilin kishte të ngarkuar një aparat ultrazëri që përdoret në mjekësi, për shkak se i njëjti dyshohet se kishte hyrë nga Serbia në Republikën e Kosovës përmes rrugëve ilegale”, thuhet në njoftim.

Në konsultim me prokurorin aparati ultrazë i është dorëzuar doganës për procedura të mëtejme, ndërsa pas inicimit të rastit i dyshuarit është liruar në procedurë të rregullt.

Të ngajshme

Musa: Procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka hyrë në fazën finale

KushtrimGuraj

Ndodh edhe kjo: Hajni vjedh ditarët e një shkolle në Pejë, kapet nga kamerat e sigurisë

KushtrimGuraj

Ja si parashihet të mbajë moti të enjten në Kosovë

KushtrimGuraj