Telenews

Konflikti me armë mes dy familjeve në qendër të kryeqytetit – u raportua për një të vrarë dhe pesë të plagosur – çfarë dihet deri tash

Prishtina u trondit të dielën mbrëma nga gjuajtjet me armë zjarri në lagjen Aktash. U raportua se në konflikt dyshohet se janë përfshirë Sekiraqët dhe Capat, si shkak i telasheve që kanë pasur edhe më herët.

Konflikti i armatosur la të paktën pesë persona të plagosur, ndërsa u raportua vdekja e njërit nga ta.

Deri më tani policia nuk ka dhënë asnjë informatë zyrtare për rastin, por numër i madh policësh dolën në vendngjarje.

I vrari dyshohet se është Premtim Gashi ndërsa personat e plagosur janë: Salih Sekiraqa, Robert Llumnica, Korab Gashi, Fatos Abazi, Valdrin Ademi.

Të ngajshme

”Zëri i Dërmakut” shkruan për bashkëvendasin Dr.sc. Burim Dërmaku

Donat Hashani

KFOR: Pas sulmit në kanalin Ibër-Lepenc kemi rritur numrin e ushtarakëve në 4300

KushtrimGuraj

Florin Krasniqi e quan “palaço” dhe “pa njerëzillak” Kurtin

Donat Hashani