Telenews

Konflikti për një kafshë dyshohet se çoi në plagosjen e tre viktimave në Klinë

Mbrëmë në fshatin Jashanicë të Klinës ndodhi një konflikt mes disa personave, ku njëri u plagos me armë zjarri dhe dy të tjerë me mjete të forta.

Sipas nënës së viktimave, konflikti kishte rrënjë nga një mosmarrëveshje e vjetër lidhur me një kafshë të goditur nga viktimat, çështje që ishte zgjidhur më herët mes familjeve, njofton Klankosova.

Dy vëllezërit, të sapoardhur nga Italia, u takuan për kafe me të dyshuarin, moment pas të cilit shpërtheu konflikti.

I dyshuari është arrestuar, ndërsa tre të plagosurit po trajtohen në Spitalin e Pejës, ku njëri prej tyre është në gjendje të rëndë shëndetësore. 

Të ngajshme

Humb jetën në vendin e punës një shqiptar në Greqi

Valjeta Turkaj

I dashuri i Loredanës gjobitet me 450 mijë euro për armëmbajtje pa leje

Valjeta Turkaj

PDK çon “betejën e Mitrovicës” në Gjykatën Supreme

Valjeta Turkaj