Telenews

Kongresi amerikan ua ndalon anëtarëve të përdorin DeepSeek

kongresi-amerikan-ua-ndalon-anetareve-te-perdorin-deepseek

Ligjvënësit në të dy dhomat e Kongresit amerikan, si dhe bashkëpunëtorët e tyre dhe punonjës të tjerë, kanë marrë urdhër që të mos përdorin DeepSeek, një kompani kineze të inteligjencës artificiale.

Zyra administrative e Capitolit u ka dërguar një e-mail punonjësve, duke njoftuar se aplikacioni është “nën vëzhgim dhe shqyrtim” dhe se përdorimi i tij është i ndaluar deri në një njoftim të dytë.

Si arsye zyrtare në këtë e-mail thuhet se “individë po e përdorin aplikacionin për të sulmuar kompjuterët zyrtarë”, ndaj DeepSeek do të bllokohet plotësisht në të gjitha pajisjet e lidhura me Kongresin, shkruan Axios.

Kjo nuk është hera e parë që Kongresi ndalon aplikacione, pasi masa të ngjashme janë marrë edhe ndaj kompanive të tjera të inteligjencës artificiale.

Në vitin 2023, ChatGPT u ndalua përkohësisht, ndërsa në prill të vitit 2024 i njëjti rregull u zbatua për Microsoft Copilot.

DeepSeek papritur u bë qendra e vëmendjes së mediave botërore pasi suksesi i tij “tronditi” kompanitë amerikane në bursë në fillim të kësaj jave. /Telegrafi/

Të ngajshme

Sega anulon Football Manager 25

KushtrimGuraj

Big Tech arrin mbi 300 miliardë dollarë shpenzime në AI për vitin 2025

KushtrimGuraj

A e dini se cili është telefoni më i shitur në 2024?

Donat Hashani