Kongresisti amerikan, Mike Turner, ka ardhur në Kosovë.
Ai është takuar me presidenten Vjosa Osmani, konfimron Zyra e saj në Prishtinë
“Kënaqësi të mirëpres në Kosovë kongresistin Mike Turner, Kryetar i Komitetit të Përhershëm të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-ve për Inteligjencë”, thuhet në njoftim, shkruan Gazeta Sinjali.
Njoftimi vazhdon dhe tregon se Turner dhe Osmani kanë biseduar mbi thellimin e bashkëpunimit Kosovë-SHBA, sfidat për paqen dhe sigurinë në rajon, si dhe nevojën e zbatimit të plotë të marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit të Ohrit.
Ndryshe, Turner qështë edhe Kryetar i Komitetit të Përhershëm të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-ve për Inteligjencë ka thënë më herët se Shtetet e Bashkuara së bashku me partnerët evropianë po punojnë për të gjetur një zgjidhje për çështjen e Kosovës.
Ai në një intervistë për RTS-në tha se Serbia është prioritet për Uashingtonin.
“Qëllimi im i parë është njohja e marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara. Ekziston një partneritet midis Gardës Kombëtare të Ohajos dhe Ushtrisë Serbe. Sigurisht, ka çështje të hapura në rajon.
“Kam biseduar me presidentin për Bosnjën, Kosovën, në cilat çështje duhet të fokusohen SHBA-të dhe si mund të kontribuojmë ne”, tha Turner.
Amerikani gjatë kësaj interviste ka theksuar edhe punën e përbashkët të bashkësisë ndërkombëtare në gjetjen e një zgjidhjeje për Kosovën.
“Mendoj se gjëja më e rëndësishme është që bashkësia ndërkombëtare të punojë së bashku, si BE-ja dhe SHBA-ja, dhe të sigurohemi që partnerët tanë të gjejnë një zgjidhje së bashku, dhe kjo është ajo që Amerika do të vazhdojë të bëjë. Udhëtimi im këtu nuk ka të bëjë me Kosovën. Udhëtimi im ka të bëjë me rajonin”.
Ndryshe, para dy ditësh u liruan nga paraburgimi dy të dyshuar për rastin që ndodhi më 4 gusht në Bon Vivant, derisa në paraburgim vazhdon të jete Andi Pajazitaj.

