Telenews

Konjufca e Grabovci përballën mes vete në Gjykatë

Gjatë ditës së sotme në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca gjyqësore lidhur me gjuajtjen me gazëlotsjellës në Kuvend.

Në këtë seancë ka dëshmuar Adem Grabovci, ish-deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

LEXO EDHE KETE

Kurti vazhdon me të vetën: Nëse nuk sanksionohet Serbia,nuk do të ketë dialog

Ai është shprehur se  nuk i kujtohet që ndonjëherë Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca të ketë hedhur gaz lotsjellës.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, më 3 shkurt 2017, ka ngritur aktakuzë kundër Glauk Konjufcës, të cilin e ngarkon me dy vepra penale, raporton Betimi për Drejtësi.

Sipas aktakuzës, i pandehuri Konjufca po akuzohet se më 10 gusht 2016, gjatë mbajtjes së mbledhjes në sallën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, ku merrnin pjesë kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, deputetët Adem Grabovci, Ismet Beqiri, Sabri Hamiti, Pal Lekaj, Valdete Bajrami dhe Sllobodan Petroviq, i njëjti në cilësinë e deputetit, në kundërshtim me ligjin ka përdorur armë, ashtu që gjatë kësaj mbledhje ka hedhur gazin lotsjellës në këtë sallë.

Aktakuza thotë se si pasojë e kësaj, qëndrimi i pjesëmarrësve është pamundësuar nga tymi që ka shkaktuar gazi lotsjellës dhe të njëjtit janë detyruar të braktisin sallën, me çka i pandehuri Konjufca ka rënë ndesh me nenin 9.1 të Rregullores nr.04/12 për armëmbajtje në Republikën e Kosovës, ku ndalohet përdorimi i armëve.

Me këtë, Konjufca po akuzohet se ka kryer veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” nga neni 375, paragrafi 1 të Kodit Penal, vepër e cila dënohet me burgim prej një deri në tetë vjet./Telenews/

Të ngajshme

Vrasja e policit në Kaçanik, prokuroria hedh poshtë mundësinë që dorasit të kishin qëllim grabitjen

Valjeta Turkaj

Kallas për REL-in: Dialogu Kosovë–Serbi ka ngecur, po shqyrtojmë mjete të tjera për normalizim

Valjeta Turkaj

Raportohet se Kurti është dënuar me 250 euro që s’shkoi për të dhënë dëshmi në Prokurori

Valjeta Turkaj