Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka mbërritur në seancën e jashtëzakonshme për “skandalet” në KEK.
Veç tij, në sallë kanë nisur të futen edhe deputetët e opozitës, nga LDK e PDK për të marrë pjesë në këtë seancë.
Nga deputetët e pushtetit është thënë se nuk do të marrin pjesë në këtë seancë.
Kjo është seanca e katërt me radhë e jashtëzakonshme, në të cilën nuk po marrin pjesë deputetët e pushtetit.

