Telenews

Konjufca në Gllogjan për Epopenë e Dukagjinit: Më 24 mars 1998 kumboi fuqishëm thirrja e lirisë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka bërë nderime në Gllogjan në përvjetorin e Epopesë së Dukagjinit.

“Më 24 mars 1998 kumboi fuqishëm thirrja e lirisë” – citohet të ketë thënë Konjufca, bazuar në komunikatën e Kuvendit të Kosovës.

Homazhet u kryen në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan.

Konjufca ka thënë se “trimëria, vendosmëria e gatishmëria për të luftuar deri në fund, i ka dhënë mesazh Serbisë se rrethimi i Gllogjanit nuk mund ta shuante përpjekjen për liri”.

“Duke përkujtuar këtë betejë të shndritshme dhe sakrificën sublime të dëshmorëve, kryetari Konjufca tha se vepra e tyre heroike do të mbetet e paharruar, duke frymëzuar gjeneratat e tanishme dhe brezat e ardhshëm” – thuhet mes tjerash në komunikatën e Kuvendit.

Konjufca ka thënë se nuk duhet të harrohet sa shumë u desh të bëhet përpjekje për të fituar lirinë.

“Lavdi Himë Haradinajt, Gazmend e Agron Mehmetajt, që me gjakun e tyre e shënuan madhështinë e Epopesë së Dukagjinit, si dhe të gjithë dëshmorëve që dhanë jetën për liri”, ka thënë Konjufca.

Në Gllogjan ka qëndruar edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Ajo e ka cilësuar Epopenë e Dukagjinit, si flakadan të lirisë.

Në themelet e Kosovës së pavarur, sipas saj, qëndron sakrifica e heronjve të UÇK-së, e familjes Haradinaj dhe e të gjithë atyre që u ngritën kundër padrejtësisë, e për lirinë dhe shtetin tonë.

“Me nderimin më të madh përkulemi para dëshmorëve Himë Haradinaj, Gazmend Mehmetaj dhe Agron Mehmetaj, që dhanë jetën në këtë datë, për të mos vdekur kurrë. Ata u bënë simbol i rezistencës, guximit dhe besimit në lirinë e Kosovës”, ka thënë presidentja Osmani.

Më 24 mars 1998 në Gllogjan u zhvillua beteja mes UÇK-së dhe forcave pushtuese serbe.

Të ngajshme

Policia nis shpërndarjen e protestuesve në Tiranë me ujë me presion dhe gaz lotsjellës

Rrezarta Ramaj

Pas shumë aludimesh, publikohet fotografia e parë e Elvana Gjatës me partnerin e përfolur!

Rrezarta Ramaj

Presidentja fton banorët e Luginës të votojnë nesër në zgjedhjet serbe: Më shumë deputetë shqiptarë e zë më të fuqishëm

Rrezarta Ramaj