Telenews

Konjufca në takim me delegacionin francez, diskutojnë për mundësitë e investimeve në Kosovë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka pritur sot në takim përfaqësuesit e Këshillit Ndërkombëtar për Bashkëpunim Ekonomik dhe Social (C.I.C.E.S.), Michael Deboudt, Jean Réveillon dhe Thomas Culnart, të shoqëruar nga ambasadori i Kosovës në Francë, Mehdi Halimi.

Sipas komunikatës për media të Kuvendit, Konjufca ka shprehur mirënjohjen e tij për angazhimin e tyre në drejtim të promovimit të imazhit të Kosovës në Francë dhe përtej, për punën në lidhje me mundësitë për investime në Kosovë nga kompanitë franceze, njëherazi edhe për angazhimin në forcimin e marrëdhënieve ekonomike e kulturore midis Republikës së Kosovës dhe Francës.

“Në këtë takim u theksua rëndësia e qasjeve pragmatike dhe të prirura nga vlera të përbashkëta demokratike në një kontekst rajonal, evropian dhe ndërkombëtar shumë sfidues ndaj këtyre vlerave”, thuhet në komunikatë.

Përfaqësuesit e C.I.C.E.S. e falënderuan kryetarin Konjufca për pritjen dhe e siguruan atë se do të mbeten të angazhuar në zhvillimin dhe realizimin e projekteve në mbështetje të Kosovës dhe në zhvillim të bashkëpunimit.

/GazetaSinjali/


source

Të ngajshme

Valon Lluka mbetet në paraburgim, Apeli ia refuzon ankesën

Rrezarta Ramaj

“Mbindërtim në Teatër, e Prishtinën s’e lejojnë as me gërry asfalt”, Rama kritikon Qeverinë

Rrezarta Ramaj

Aksioni në veri, sekuestrohen 22 automjete dhe mallra në vlerë mbi 200 mijë euro

Rrezarta Ramaj