Telenews

Konjufca shkon në Hagë, takon Rexhep Selimin

Të shtunën që lamë pas, kryekuvendari Glauk Konjufca ka udhëtuar për Hagë, gjegjësisht, për në Dhomat e Specializuara të Kosovës, është bëre e ditur nga Ermal Panduri në “Debat Plus” në TV Dukagjini.

Për shkak të kufizimeve të vendosura nga Gjykata Speciale për vizita dhe komunikime, Konjufca atje ka takuar vetëm ish-deputetin e VV-së, Rexhep Selimin.

“Pas kufizimeve të fundit. Po edhe në të kalumen nuk mundesh me u taku me të gjithë. Po me secilin specifikisht. Edhe kur kemi qenë bashkë ka qenë kështu. Por, tash janë edhe me të kufizuara takimet dhe është taku vetëm me Rexhen”, ka thënë Ilir Kërçeli, shefi i Kabinetit të Kryetarit të Kuvendit.

source

Të ngajshme

Në mbledhje elektronike, qeveria bën dy emërime

Donat Hashani

Kandidati për prokuror të shtetit ndalohet për dhunë në familje nga Prokuroria e Prizrenit

Donat Hashani

Zyrtarja e lartë e PDK-së sot mban konferencë për media

Donat Hashani