Telenews

Konjufca takon Gashin, flasin për perspektivën e përbashkët euro-atlantike

Në kuadër të punimeve të seancës së 11-të plenare të Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP PA), që u mbajt sot në Shkup, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, u prit në takim nga kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi.

Siç njoftojnë nga Kuvendi, në këtë takim homologët Konjufca e Gashi bashkëbiseduan për zhvillimet politike në të dyja shtetet, për bashkëpunimin e ngushtë që ekziston midis dy vendeve fqinje dhe po ashtu për perspektivën e përbashkët euro-atlantike.

“Kryetari Konjufca uroi z. Gashi për detyrën e re në krye të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, duke i dëshiruar suksese dhe duke i shprehur njëkohësisht gatishmërinë për të ruajtur dhe avancuar më tej raportet e shkëlqyera ndërparlamentare.

I pari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, duke falënderuar kryetarin Konjufca për pjesëmarrjen e tij në punimet e sotme të SEECP-së, shprehu përkushtimin për të kontribuuar në ndërtimin e urave të reja të bashkëpunimit midis Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, si shembull i marrëdhënieve të ngushta e i miqësisë midis vendeve që ndajnë aspirata të përbashkëta”, thuhet në komunikatën për media.

Të ngajshme

Jakup Krasniqi nuk pranon më kujdes mjekësor në Hagë: Më është mohuar çdo e drejtë njerëzore tash e gjashtë vjet –

KushtrimGuraj

Jashari takon gjeneralin amerikan, diskutojnë partneritetin FSK–Garda e Ajovës –

KushtrimGuraj

Mbi 374 mijë fëmijë përfituan shtesa në shtator, u paguan mbi 13.5 milionë euro –

KushtrimGuraj