Telenews

Konsullata e Kosovës në Cyrih ul flamurin në gjysmë shtize në nderim të viktimave në Crans-Montana

Në shenjë solidariteti dhe respekti, Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih ka ulur sot flamurin në gjysmë shtize, duke nderuar viktimat e tragjedisë së rëndë që tronditi Crans-Montana.

Ky veprim simbolik shpreh ndarjen e dhimbjes dhe respektin për jetët e humbura, si dhe qëndrimin pranë familjeve të prekura dhe institucioneve zvicerane në këto momente të vështira. Konsullata ka përcjellë ngushëllimet më të sinqerta, duke theksuar lidhjet e ngushta të miqësisë dhe bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Zvicra.

Komuniteti shqiptar në Zvicër bashkohet në këtë akt solidariteti, duke shprehur respekt dhe empati për të gjithë ata që po përballen me pasojat e kësaj tragjedie.

Të ngajshme

Ja çfarë thonë 5 fetë kryesore për paranë

Blearta

Osmani mirëpret zbatimin e vendimit të BE-së për heqjen e masave ndaj Kosovës

Blearta

Katër të vdekur pas shembjes së skelave në Austri, dyshohet se njëri prej tyre është nga Kosova

Blearta