Telenews

Konsulta mes Abazoviqit dhe Gjukanoviqit, vendoset për hapin e radhës

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq dhe presidenti e lideri i Partisë Demokratike të Socialistëve, Milo Gjukanoviq u takuan të dielën në mbrëmje për t’u konsultuar lidhur me Marrëveshjen Themelore me Kishën Ortodokse Serbe.

Siç raporton gazeta malazeze, “Vijesti”, ata do të vazhdojnë konsultën me njëri-tjetrin edhe në një takim që do të zhvillohet sot.

Sipas informacioneve të “Vijesti”, Gjukanoviq i ka thënë të dielën Abazoviqit se Marrëveshja Themelore është e pranueshme për të nëse merr konfirmimin nga adresat përgjegjëse se ajo është në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe legjislacionin e Malit të Zi.

Disa nga adresat që priten të konsultohen, e që u përmendën në takim, janë Fakulteti Juridik dhe Shoqata e Juristëve të Malit të Zi.

Nga Qeveria jozyrtarisht i thanë “Vijestit” se teorikisht është e mundur që, nëse disa nga pikat e marrëveshjes bien ndesh me Kushtetutën, ajo mund të pësojë ndryshime dhe të votohet sërish, por se nuk e presin këtë sepse janë plotësisht të bindur për pajtueshmërinë.

Abazoviq nuk e konsideron si tradhti miratimin e Marrëveshjes Themelore me Kishën Ortodokse Serbe, por e sheh atë si hap për ta shtyrë Malin e Zi drejt pajtimit me serbët.

Në lidhje me mundësinë e humbjes së shumicës së qeverisë që drejton, ai u shpreh se ka kërkuar mbështetjen e të gjithë parlamentit.

Kreu i qeverisë malazeze nënkuptoi edhe zgjedhje të parakohshme, nëse qeveria e tij do të përballej me një mocion mosbesimi nga partia e Milo Gjukanoviqit.

Të ngajshme

Përplasje pas ndeshjes Rilindja–Arbëria, klubet japin versione të ndryshme

Yllka Gashi

Daut Haradinaj kërcënohet nga ushtarë rusë e serbë, ish-komandanti i UÇK’së: Këta për mu janë zagarë!

Yllka Gashi

Negroci në pritje të Jakup Krasniqit: Mesazhi që u vendos në hyrje të fshatit

Yllka Gashi