Telenews

Kontrabandë me duhan në Kaçanik, policia arreston dy persona

Rreth 40 kilogramë duhan në Kaçanik janë kapur nga Policia e Kosovës dhe arrestuar dy persona.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se persona “po qarkullonin në mënyrë të dyshimtë” dhe se gjatë kontrollit të automjetit, u vërtetua që duhani nuk kishte dokumente përcjellëse.

Pas verifikimeve fillestare, policia ka arrestuar të dyshuarit dhe ka sekuestruar duhanin. Në konsultim me prokurorin kompetent, dy personat janë liruar pas intervistimit, ndërsa vetura u është kthyer.

Duhani i konfiskuar është dorëzuar tek Dogana e Kosovës për procedura të mëtejshme ligjore dhe hetimore.

Të ngajshme

Krejt partia në punë të shtetit, VV-ja kontrollon ujin e rrymën me familjarë

KushtrimGuraj

Aksident trafiku në Vushtrri, lëndohen tre persona

KushtrimGuraj

Mot i keq përfshin Italinë, alarm i kuq në disa rajone rrëshqitje dheu dhe evakuime

KushtrimGuraj