Telenews

Korab Shaqiri dhe Lori publikojnë këngën e re “Dashni ku je”

Këngëtarët Korab Shaqiri dhe Lori kanë prezantuar së fundmi bashkëpunimin e tyre të ri.

“Dashni ku je” mban titullin kënga, të cilën e kanë sjell të kompletuar edhe nga ana vizuale.

Artistët e njohur shqiptarë vijnë po ashtu me një paraqitje atraktive në klip të realizuar në bregdet.

Foto: Screenshot/YouTube

Teksti, ‘beat’-i, miksimi e masterizimi si dhe producimi i kësaj kënge u bë nga vet Shaqiri.

Për videon ndërkaq u përkujdes Liridon Qorraj.

Foto: Screenshot/YouTube

Këngën të plotë tashmë mund ta gjeni në YouTube si dhe në platformat e tjera muzikore.

Të njëjtit vazhdojnë të jenë mjaft të pëlqyer nga publiku e në këtë kohë edhe të angazhuar me ahengje muzikore.

 

Të ngajshme

“Kur e don, nuk e rreh o magar”, Xhuli i reagon ashpër Feros pasi foli për Arbenitën

Erzana Fazliu

Vazhdon drama, Lela bën këtë veprim ndaj Leos

Donat Hashani

Enca Haxhia feston 30-vjetorin me një super festë plot shkëlqim dhe stil!

KushtrimGuraj