Telenews

Korçë: 78 vjeçari u gjet pa shenja jete, dyshohet se është vrarë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bulgarec të Korçës. Atje një 78 vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij.

Siç raportojnë mediat shqiptare dyshohet se ai u godit nga një mjet i fortë në kokë.

Trupi i pjetë i viktimës u dërgua për ekspertizë mjeko-ligjore, për të zbuluar shkaktarin e vërtetë të vdekjes.

Nga mediat shqiptare raportohet se burri ka 4 fëmijë, dy prej të cilëve jetojnë në Korçë dhe dy tjerë jashtë vendit.

I ndjeri rezulton i divorcuar dhe për 25 vjet ka jetuar i vetëm.

Të ngajshme

Dogana e Kosovës shënon rritje rekord të të hyrave në mars

Valjeta Turkaj

Ofertë nga Fibula: 3 netë në Kavala me paketë “Ultra All Inclusive”

Valjeta Turkaj

KFOR-i kryen stërvitje me helikopterë në Pejë

Valjeta Turkaj