Telenews

Koreja e Veriut ka nisur dërgimin e ushtarëve në Rusi, thotë Seuli

Koreja e Veriut ka nisur zhvendosjen e trupave në Rusi, ka thënë Shërbimi i Inteligjencës së Koresë së Jugut, teksa Seuli ka paralajmëruar për “kërcënim të rëndë të sigurisë”.

Kjo u bë e ditur një ditë pasi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se besonte se 10,000 ushtarë veri-koreanë mund t’i bashkohen luftës kundër Ukrainës, bazuar në informacionin e inteligjencës, raportoi BBC. 

Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, ka thirrur një takim mbi sigurinë të premten dhe ka thënë se komuniteti ndërkombëtar duhet të përgjigjet me “të gjitha mjetet në dispozicion”.

Sipas agjencisë, 1,500 trupa tashmë kanë arritur në Rusi – me burime që u kanë thënë mediave jug-koreane se numri i tyre është afër 12,000.

Të ngajshme

Paralajmëron OKB: Bota po mbetet pa ujë

KushtrimGuraj

“Eksperimentet” e Sllamnikut, në shtëpi iu gjetën ilaçe për kuaj e peshq

KushtrimGuraj

Hiqen vizat mes Kosovës dhe Bahamas

KushtrimGuraj