Telenews

Kori nga Kosova, Siparantum zë vendin e parë në festivalin prestigjioz në Belgjikë

Kori Siparantum ka shënuar një fitore të jashtëzakonshme, në Kategorinë G në festivalin prestigjioz “European Festival for Young People”, Neerpelt të Belgjikës, duke e zënë vendin e parë.

Kori Siparantum ka qenë nën drejtimin e Memli Kelmendit.

Kori Siparantum në këtë garë u paraqit me veprat: “Me nji lule” (Me një lule) – Memli Kelmendi, “A Little in the Dream, A Little Awake” – Baki Jashari, “Ta na Solbici” – Samo Vovk, “Atsalums” (Ftohtësia) – Jēkabs Jančevskis, “En ‘s Avonds” – Arr. Memli Kelmendi.

Paraqitja e Kori Siparantum u vlerësua lartë nga juria profesionale dhe nga një numër i madh artistësh nga e gjithë bota që morën pjesë në këtë festival.

“Në ngjarjen e përcjellë nga Ambasada e Kosovës në Bruksel, përfaqësuesit e këtij institucioni, përfshirë Ambasadorin Agron Bajrami, ishin të pranishëm për të mbështetur këtë sukses të madh në skenën ndërkombëtare”, bëhet e ditur në një komunikatë për media.

source

Të ngajshme

Era Istrefi reagon për protestat në Shqipëri: Ndoshta ka ardhur koha për një revolucion –

KushtrimGuraj

Luana Vjollca del në mbështetje të studentëve protestues: Dhuna ndaj të rinjve është e papranueshme –

KushtrimGuraj

Stresi i kërkon Edi Ramës dorëheqjen: Ndryshe do kesh fundin më të keq

Rrezarta Ramaj