Telenews

Kosova barazon me Zvicrën

Të shtunën mbrëma Zvicra e Kosova luajtën 1:1 në ndeshjen kualifikuese për Euro 2024.

Zvicra ka kaluar në avantazh prej 1:0 në minutën e 48-të me golin e shënuar nga Vargas me kokë.

Kosova e ka barazuar rezultatin në 1:1 në minutën e 80-të. Golin e barazimit e ka realizuar sulmuesi i Llapit, Muhamet Hyseni në debutim.

Ai shënoi gol të bukur me një goditje brenda zonës pasi asistohet nga Mërgim Vojvoda.

Barazimi i mundëson Zvicrës që të kualifikohet në Evropian, ndërsa Kosova tashmë është pa gjasa.

Por “Dardanët” kanë vazhduar ecurinë pozitive. Barazimi erdhi pas dy fitoreve rresht. /Telenews.al/

Të ngajshme

Njoftim special nga Barcelona për rinovimin e kontratës së Yamal

KushtrimGuraj

KBF Peja 03 zyrtarizon përforcimin e ri – Enisa Kamerolli i bashkohet ekipit pejan

KushtrimGuraj

Garonin për vendin e parë, Kosova U20 humb thellë nga Turqi

Donat Hashani