Telenews

Kosova dhe Serbia mbeten pa financime nga plani i BE-së për rritje ekonomike

Mali i Zi është përfituesi i parë nga Plani i Rritjes së Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, duke marrë këstin e parë të fondeve nga paketa ambicioze që synon dyfishimin e ekonomisë rajonale gjatë dhjetëvjeçarit të ardhshëm. Kosova dhe Serbia mbeten ende pa mjetet financiare fillestare.

Serbia ka përmbushur të gjitha procedurat teknike për marrjen e fondeve, por disbursimi po vonohet për shkak të hezitimit në Bruksel. Kjo lidhet me vizitën e presidentit serb Aleksandër Vuçiq në Moskë, e cila u konsiderua e papërshtatshme nga institucionet evropiane dhe mund të interpretohej si një shpërblim financiar.

Nga ana tjetër, Kosova mbetet në pritje për shkak të situatës së paqëndrueshme institucionale. Pa një parlament të konstituuar dhe qeveri funksionale, nuk mund të fillojnë procedurat e ratifikimit të marrëveshjeve me BE-në, që janë parakusht për disbursimin e fondeve.

Skenari i dëshiruar në Bruksel është që fondet të shpërndahen njëkohësisht për Kosovën dhe Serbinë, por për shkak të vonesave në formimin e institucioneve në Kosovë pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, kjo duket e vështirë. Madje, edhe nëse institucionet kosovare formohen së shpejti, pritet të duhen 2-3 muaj për përfundimin e procedurave të brendshme për marrjen e këstit të parë nga Komisioni Evropian.

Të ngajshme

Tragjedi në Holandë: Gruaja shqiptare vritet nga bashkëshorti në rrethana makaber

Valjeta Turkaj

Tronditet Zvicra: 14-vjeçarja dyshohet për vrasjen brutale të shoqes së saj

Valjeta Turkaj

Sulm me thikë në Bielefeld të Gjermanisë, lëndohen të paktën pesë persona

Valjeta Turkaj