Telenews

Kosova do të strehojë pesë gazetarë afganë

Kosova do të strehojë për dy vjet pesë gazetarë afganë, të cilët po ikin nga persekutimi në shtetin e tyre. Atyre do t’iu mundësohet që të vazhdojnë punën e tyre nga Kosova.

Qeveria e Kosovës, më 28 dhjetor, ka miratuar buxhetin prej 30 mijë eurosh për strehimin e afganëve.

“Kjo shumë mbulon shpenzimet për periudhën e mbetur të vitit 2022. Identifikimi dhe përzgjedhja e gazetarëve do të bëhet nga Federata Evropiane e Gazetarëve dhe Qendra Evropiane për Liri të Shtypit dhe Medias, në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës”, tha zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti

Përveç buxhetit për strehimin e tyre, Qeveria miratoi edhe kërkesën për mbrojtjen e përkohshme për gazetarët afganë.

Ky është projekti i dytë që Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës po realizon për gazetarët e huaj. Strehim dhe kushte të njëjta u është ofruar edhe gazetarëve nga Ukraina, pas nisjes së pushtimit rus.

Pasi në gusht të vitit të kaluar, talibanët rimorën pushtetin, Kosova pranoi kërkesën e Shteteve të Bashkuara për strehimin e refugjatëve afganë, që ishin të rrezikuar nga talibanët.

Kosova ka strehuar përkohësisht 1.893 refugjatë afganë dhe më pas ata janë dërguar në SHBA dhe në shtete të tjera.

 

Të ngajshme

Supremja shpall të paligjshme dispozitat për TVSH mbi dëmshpërblimet

Valjeta Turkaj

Gashani: Kosova do të shkëlqejë më organizimin e Lojërave Mesdhetare

Valjeta Turkaj

Arrestohet 67-vjeçari në Lushnjë, ngacmoi seksualisht një të mitur

Valjeta Turkaj