Telenews

Kosova e dyta në botë për përmirësim të sundimit të ligjit, Bislimi: Mbesim të përkushtuar për këtë fushë

Zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi, ka thënë se rangimi i Kosovës si vendi i parë në Ballkanin Perëndimor për sundim të ligjit nga indeksi vjetor i “World Justice Project”, tregon angazhimin e qeverisë dhe përkushimin në fushën e sundimit të ligjit.

Bislimi, mes tjerash, thotë se ky vlerësim pozitiv është i rëndësishëm ashtu si vitin e shkuar.

“Sipas raportit më të fundit të publikuar nga World Justice Project, Kosova radhitet në vendin e dytë në botë sa i përket përmirësimit në fushën e sundimit të ligjit dhe e para në Ballkanin Perëndimor në rankimin e përgjithshëm”.

“Si Qeveri, mbesim të përkushtuar në angazhimin tonë në fushën e sundimit të ligjit. Rikonfirmojmë vlerësimin pozitiv si në vitin e shkuar, nga ky projekt” ka shkruar Bislimi në Facebook.

Të ngajshme

Me motrën time”, Katy Perry publikon videon ikonike me Dua Lipën

Rrezarta Ramaj

Mund të bëj çfarë të dua me të”, ylli francez shet trofeun e Kupës së Botës

Rrezarta Ramaj

Rrezarta Ramaj