Gjatë ditës së sotme ka dalë edhe renditja e fundit e FIFA-së për vitin 2025.
Listës i prin edhe këtë herë kampionja e Evropës, Spanja e cila ndiqet nga kampionja e Botës, Argjentina në vend të dytë si dhe Franca në të tretën.
Ndërkaq Kosova, e mbyll vitin 2025 e pozicionuar në vend të 80-të, njëjtë sikurse muajin e kaluar.
Po ashtu edhe Kombëtarja Shqiptare, e cila është në vendin e 63-të.
Të dy kombëtareve tona, i pret një vit sfidues pasi do të përgaditen për ndeshjet e play-offit për Kampionat Botëror ndaj Polonisë dhe Sllovakisë, respektivisht.

