Telenews

Kosova e suksesshme në Kampionatin Ballkanik, pesë medalje të fituara

 

 

Pesë medalje të fituara, prej tyre një e artë, një e argjendtë dhe tri të bronzta, është bilanci i suksesit të taekwondistëve kosovarë në Kampionatin e 23-të Ballkanik të mbajtur në Sarajevë.

Në grupmoshën junior, Jon Gashi fitoi medaljen e artë, kategoria -73 kg, ndërsa Mal Sahiti u stolis me të bronztën në -68 kg.

Tek seniorët, Rona Gashi, fitoi medaljen e argjendtë (-62 kg), kurse Denis Bllaca (-58 kg) e Arnis Agushi pranuan të bronztar (-74 kg).

Agushi është bursist Olimpik Paris 2024, ndërsa Gashi, Sahiti e Bllaca, bursistë “Shpresë Olimpike 2023”.

“KOK përgëzon FTK-në për suksesin e arritur dhe iu dëshiron suksese të mëtejme”, thuhet në njoftim.

Të ngajshme

Policia për incidentet në natën e Vitit të Ri: Disa të lënduar nga armët e zjarrit dhe mjetet piroteknike

Valjeta Turkaj

Urimi i Presidentes Osmani për Vitin e Ri 2026

Donat Hashani

Hamza uron qytetarët për Vitin e Ri: Besoj te një e ardhme më e mirë për secilin

Donat Hashani