Kombëtarja e Kosovës e ka zhvilluar stërvitjen e fundit në Murcia para përballjes ndaj Islandës.
“Dardanët” do të ballafaqohen nesër me Islandën nga ora 18:00 në ndeshjen kthyese të play-offit të Ligës së Kombeve.
Kosova e fitoi ndeshjen e parë në “Fadil Vokrri” me rezultat 2:1, ndërsa një barazim apo fitore nesër do t’i kualifikonte “Dardanët” në Ligën B të Ligës së Kombeve.
Pavarësisht rezultatit në “Fadil Vokrri”, trajneri Franco Foda ka thënë se gjasat për kualifikim në Ligën B janë 50/50.