Telenews

Kosova ekstradon në RMV të kërkuarin ndërkombëtar për narkotikë

Policia e Kosovës, ka njoftuar se ka bërë sot ekstradimin e shtetasit maqedonas me incialet O. B. nga Kosova drejt Maqedonisë së Veriut.

I dyshuari ishte arrestuar nga autoritetet kosovare pasi kërkohej nga INTERPOL-i për veprat penale “prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim të substancave narkotike” dhe ishte shmangur nga drejtësia.

Sipas Policisë së Kosovës, ekstradimi u realizua falë bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

“Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, do të vazhdojë me shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore, shtetet dhe organizatat ndërkombëtare, me qëllim të parandalimit, hetimit dhe zbulimit të aktiviteteve kriminale që ndërlidhen me hetimin e kryesve të veprave penale, si dhe aktivitete tjera në gjurmimin, kapjen-arrestimin e personave dhe grupeve kriminale që veprojnë brenda dhe jashtë vendit”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Të ngajshme

Norvegjia tërheq trupat nga Iraku pas rritjes së tensioneve në Lindjen e Mesme

Valjeta Turkaj

Këto janë të gjitha vendimet që u morrën sot në mbledhjen e Qeverisë

Valjeta Turkaj

Osmani kujton grevën e minatorëve të Trepçës: Sakrifica e tyre dridhi themelet e regjimit serb

Valjeta Turkaj