Telenews

Kosova feston sot Ditën e Ushtrisë, FSK hap dyert për qytetarët

 

 

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e “Ditës së Forcës”, sot, duke filluar nga ora 10:00 deri në ora 13:00 organizojnë “Ditën e Hapur”.

Manifestimi qendror do të mbahet në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, ku do të marrin pjesë udhëheqësit më të lartë shtetëror, si dhe përfaqësuesit ushtarakë e diplomatikë të vendeve partnere me mision në vendin tonë.

“Në këtë ditë festive, të gjithë qytetarët janë të mirëpritur në të gjitha kazermat e FSK-së, si në: Prishtinë, Mitrovicë, Istog, Gjilan, Prizren, Ferizaj dhe Pomozatin, ku do të ekspozohen pajisje, armatime, demonstrime si dhe aktivitete të ndryshme, që dëshmojnë kapacitetet e FSK-së.

Gjithashtu, në të njëjtën ditë, duke filluar nga ora 19:00, do të mbahet koncerti i bendit frymor të FSK-së dhe Filarmonisë së Kosovës, në Sallën e Kuqe- Pallati i Rinisë./Telenews/

Të ngajshme

Incident në Podujevë, dyshohet për gjuajtje me armë zjarri

Valjeta Turkaj

Kurti dyshon s’e do ta bëjë qeverinë të dielën: Nuk është kollaj, është helmu atmosfera – ka shumë xhelozi e inat

Valjeta Turkaj

Moska thotë se s’ka plane për takimin Lavrov-Rubio para samitit mes liderëve shtetërorë në Budapest

Valjeta Turkaj