Telenews

Kosova fiton ndaj Irlandës së Veriut në ambient fantastik në ”Fadil Vokrri”

Tri ditë pas humbjes dëshpëruese nga Greqia, Kosova zhvilloi një paraqitje krejt tjetër ndaj Irlandës së Veriut, për të mbetur në garë për vendin e parë në grup.
Kosova ka shënuar fitore ndaj Irlandës së Veriut me rezultat 3:2 në kuadër të xhiros së tretë në Ligën e Kombeve.
“Dardanët” treguan performancë fantastike sonte në “Fadil Vokrri” duke fituar dhe dominuar ndeshjen.
Ishte minuta e nëntë, kur Kosova kaloi në epërsi, pasi Muriqi shënoi nga penalltia.

10 minuta më vonë, Zymer Bytyqi shënoi golin e dytë, pas asistimit nga Milot Rashica.

Në fund të pjesës së parë erdhi një “dush i ftohtë” për Kosovën, pasi Irlanda e Veriut e ngushtoi epërsinë.

Me të filluar pjesa e dytë, Kosova e riktheu epërsinë e dyfishtë të vendasve, pasi Muriqi shënoi golin e dytë personal sonte.

Në minutën e 83-të Irlanda e Veriut e ngushtoi epërsinë përmes Ballard.

Në fund. Irlanda e Veriut pati disa raste shumë të mira, por pa arritur ta gjenin cakun
Me këtë fitore, Kosova tani shkon në kuotën e gjashtë pikëve në vendin e dytë, tri më pak se Greqia që i prin grupit 2 në Ligën C.
Të dielën Kosova e zhvillon “finalen” ndaj Greqisë në Athinë dhe i nevojitet patjetër fitorja.

Të ngajshme

Real Madridi nis sezonin e ri ndaj Osasunës, El Clasico në tetor

KushtrimGuraj

Messi mbetet pa kontratë në dhjetor – për çfarë po punon Inter Miami

KushtrimGuraj

Prezantuan fanellën e re, Barcelona thyen rekordin për shitje brenda një dite të vetme

Valjeta Turkaj