Kosova po shënon një moment historik në futbollin ndërkombëtar! Në ranklistën e re të FIFA-s, e cila do të publikohet më 28 nëntor, Kosova pritet të renditet në vendin e 98-të, duke hyrë për herë të parë në Top 100 kombëtaret më të mira në botë.
Aktualisht, Kosova mban vendin e 101-të, që ishte rankimi më i lartë deri tani. Ky sukses pasqyron përparimin e vazhdueshëm të ekipit kombëtar dhe përpjekjet e federatës për të ngritur futbollin në nivele të reja. /Telenews/