Telenews

Kosova kalon në epërsi, Florent Muslija shënon gol spektakolar

59′ GOOOOOOOOOL! Florent Muslija shënon një gol spektakolar nga gjuajtja e dënimit për epërsinë e Kosovës 3-2

Kombëtarja e Kosovës po luan në udhëtim ndaj Kombëtares së Sllovakisë, në ndeshjen e vlefshme për gjysmëfinalen e play-offit për Kupën e Botës.

Kosova vjen në këtë fazë pas paraqitjeve shumë të mira në grupin me Zvicrën, Slloveninë dhe Suedinë, ku u rendit e dyta me 11 pikë.

Në anën tjetër, Sllovakia gjithashtu përfundoi në vendin e dytë në grupin e saj, ku bënin pjesë Gjermania, Irlanda e Veriut dhe Luksemburgu.

Ekipi i Telegrafit ndodhet në Bratislavë, me gazetarët Lavdim Pireva dhe Romak Zeqiri, si dhe kameramanin Korab Basha. Udhëtimi i ekipit është mundësuar nga 99esim, Globi M.I, DFK Group dhe Lasko.

Telegrafi do t’ju mbajë të informuar për çdo zhvillim rreth kësaj ndeshjeje.

Të ngajshme

Një tjetër gol drejt historisë, Ronaldo i afrohet shifrës së 1.000 realizimeve –

KushtrimGuraj

Ardhje të mëdha te Kombëtarja Shqiptare, një nga ta po shkëlqen në Serie A

Rrezarta Ramaj

Messi: Dua të kujtohem si sportist që luftoi gjithmonë për ëndrrat e tij –

KushtrimGuraj