Me fara lule dielli, misër dhe grurë një artist nga Kosova ka krijuar portetet e Messi-t dhe Mbappe përpara finales së Kupës së Botës. Alkent Pozhegu duket se është më shumë tifoz i argjentinasit, por vlerësimi i tij për Mbappe nuk është më pak.
“Unë besoj se Messi është një gjeni i futbollit, por edhe Kylian Mbappe është një fenomen”, tha ai.
Pozhegu është tashmë tre herë fitues i rekordeve Guinness për prodhimin e mozaikëve më të mëdhenj me grurë. Në 2019 ai krijoi një mozaik prej 560 metrash katrorë të portretit Presidentit të SHBA, Donald Trump. Por ai kishte hyrë në Librin e Rekordeve Guinness me portretin e këngëtares britanike të lindur në Prishtinë, Rita Ora.
Nga ana tjetër e botës, në Indi kanë ndërtuar një vepër arti në rërën e plazhit. Edhe aty portretizohen dy futbollistët që do të jenë në qendër të vëmendjes pasditen e sotme.
Skulptura e rërës, është krijuar duke përdorur 5 tonë rërë dhe është zbukuruar me 150 topa futbolli.