Telenews

Kosova kualifikohet në Play-off të Kampionatit Evropian për Esports pas fitores ndaj Danimarkës

Kosova ka arritur një fitore të madhe ndaj Danimarkës, duke u kualifikuar në Play-off-in e Kampionatit Evropian për Esports në lojën Counter Strike, një ngjarje që po mbahet për herë të parë në vendin tonë.

Edhe pse fillimisht ishin në disavantazh pas humbjes në mapin e parë, Kosova e përmbysi ndeshjen dhe fitoi dy mapet e tjera kundër ekipit danez “Sashi”. Danimarka e nisi më mirë duke fituar mapin e parë, “De_Train”, me rezultat 13:9. Dallimi u bë më i dukshëm për danezët, ku Lukas Bauder Balcells “Beccie” dhe Philip Ewald “Lucky” ishin më të dalluarit me nga 21 eliminime secili.

Megjithatë, në dy mapet e tjera Kosova tregoi dominim, duke e përmbysur tërë rezultatin. Fillimisht, në mapin e tyre “De Mirage”, Kosova e fitoi ndeshjen me rezultat 13:10, me Flatron Halimi “Juanflatroo” që ishte i pandalshëm me 25 eliminime, ndërsa Genc Kolgeci “gxx-” e ndihmoi ekipin me 21 eliminime.

Në mapin e tretë, “De_Ancient”, Kosova e dominoi përsëri Danimarkën, duke fituar me rezultat 13:9, dhe duke siguruar kështu kalimin në Play-off-in e Kampionatit Evropian. “Juanflatroo” sërish ishte lojtari më i dalluar, duke shënuar 23 eliminime.

Me këtë fitore, Kosova siguron një vend në Play-off dhe do të përballet me ekipin që përfundon i dyti në grupin B. Ndërkohë, Danimarka do të përballet me fituesin e ndeshjes Irlandë – Republika Çeke për të vendosur se kush kalon si i dyti pas Kosovës.

Ndeshja e radhës për Kosovën është planifikuar për të shtunën, me fillim nga ora 10:00.

Të ngajshme

Alonso do të mbajë takim urgjent me dy lojtarë të Real Madridit pas poshtërimit nga PSG

KushtrimGuraj

Fisnik Asllani rinovon me Hoffenheim deri në vitin 2029 – zyrtarizimi në fund të javës

KushtrimGuraj

Kosova me ngritje në ranglistën e FIFA-s, Shqipëria bie për dy pozita

Erzana Fazliu