Telenews

Kosova me “fytyrë të re” ndaj Sllovenisë – sa ka ndryshuar kombëtarja nga përballja e fundit ndaj tyre

Kombëtarja e Kosovës do të përballet nesër (e premte) me Slloveninë në stadiumin “Fadil Vokrri” në kuadër të kualifikueseve për Kupën e Botës 2026.

Ky kundërshtar tashmë i njohur për “Dardanët”, do të zbarkojë për herë të dytë në Prishtinë.

Kosova është përballur në të kaluarën në dy ndeshje me Slloveninë në kuadër të Ligës së Kombeve, por fatkeqësisht bilanci i këtyre ndeshjeve është negative.

Në ndeshjen e parë të zhvilluar në Slloveni, Kosova kishte pësuar humbje me rezultat 2-1, ku golin e vetëm në atë ndeshje e kishte realizuar Vedat Muriqi.

 Vedat Muriqi

Në ndeshjen e dytë të luajtur në “Fadil Vokrri” pavarësisht lojës së mirë, “Dardanët” ishin mposhtur sërish, kësaj radhe me rezultat 1-0.

Por, ku qëndron kombëtarja e Kosovës tani pesë vite pas atyre dy përballjeve?

Nëse marrim parasysh ndeshjen e zhvilluar në Prishtinë, formacioni titullar i Kosovës ishte ky:

Muric, Hadërgjonaj, Dresevic, Aliti, Paqarada, Berisha, Shala, Zhegrova, Celina, Zeneli, Kololli.

Tani, pesë vite më vonë ky formacion mbetet vetëm në kujtime të tifozëve pasi emra si Hadërgjonaj, Dresevic, Paqarada, Shala, Zhegrova, Celina, Zeneli dhe Kololli nuk janë fare të ftuar për ndeshjet e muajit tetor.

Fidan Aliti dhe Valon Berisha në anën tjetër kanë marrë ftesë, por ka dyshime për aktivizimin e tyre, të paktën nga minuta e parë.

Tani tek Kosova kanë “ateruar” emra të rinj si Fisnik Asllani, Albion Rrrahmani, Leon Avdullahu, Veldin Hoxha, Elvis Rexhbeçaj, Vesel Demaku, Albian Hajdari e shumë të tjerë.

Kualiteti i Kosovës në krahasim me pesë vite më parë është rritur dukshëm, andaj shpresojmë që kësaj radhe rezultati të jetë në favorin tonë.

Të ngajshme

Chelsea po përgatitet të bëjë një ofertë të dytë për transferimin e yllit të Juventusit

KushtrimGuraj

“Shkojmë vetëm për fitore, pres atmosferë djallëzore”, ylli i Sllovenisë kërkon pikët e plota në Prishtinë

KushtrimGuraj

Muriq: Do të bëjmë gjithçka për të arritur fitore kundër Sllovenisë

Donat Hashani