Telenews

Kosova me indeksin më të ulët të paqes në rajon

Kosova ka shënuar një rënie prej tri pozicionesh në Indeksin Global të Paqes 2025, një vlerësim ndërkombëtar që mat nivelin e sigurisë dhe stabilitetit në 163 shtete të botës.

Raporti i publikuar nga Instituti për Ekonomi dhe Paqe (IEP) e rendit Kosovën në vendin e 63-të, duke treguar një përkeqësim të lehtë krahasuar me vitin e kaluar.

Në rajon, Kosova pozicionohet pas Shqipërisë që mban vendin e 52-të, dhe shumë larg Malit të Zi, i cili ka bërë përparim dhe është i 34-ti në listë. Serbia, ndërkohë, qëndron një vend më poshtë se Kosova, në pozitën 64, ndërsa Bosnja dhe Hercegovina është në vendin 59, Maqedonia e Veriut në 51, dhe Kroacia shquhet për renditjen më të mirë, duke u pozicionuar në vendin 19.

Indeksi, që publikohet çdo vit, vlerëson vendet në bazë të 23 indikatorëve, përfshirë nivelin e kriminalitetit, përfshirjen në konflikte, stabilitetin politik dhe nivelin e sigurisë publike. Përveç renditjes, raporti ofron një pasqyrë të gjerë të faktorëve që ndikojnë në paqen globale dhe analizon sfidat që përballojnë shoqëritë moderne në ruajtjen e sigurisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

Vendet më paqësore në botë sipas raportit janë Islanda, e ndjekur nga Norvegjia, Finlanda, Japonia dhe Singapori. Ndërkohë, Afganistani, Jemeni, Sudani, Kongo dhe Sudani i Jugut vazhdojnë të mbeten vendet më të rrezikuara dhe më pak të sigurta për të jetuar.

Të ngajshme

Kamioni përfshihet nga zjarri në Davidovc të Shtimes, s’dihet se a ka të lënduar

Valjeta Turkaj

Rama për The Guardian: Fitorja e Trumpit e zgjoi Evropën nga përgjumja

Valjeta Turkaj

Valë e të nxehtit në Kosovë, Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca bën thirrje për kujdes

Valjeta Turkaj