Shërbimi ndërkombëtar i pagesave Apple Pay është bërë zyrtarisht i qasshëm për përdoruesit në Kosovë, duke shënuar një hap të rëndësishëm për përfshirjen financiare dhe modernizimin digjital të vendit.
Ambasada amerikane në Prishtinë ka përshëndetur këtë zhvillim, duke e cilësuar atë si një arritje të madhe për ekonominë digjitale të Kosovës.
“Lajm i madh për ekonominë digjitale të Kosovës: Apple Pay tani është zyrtarisht i disponueshëm! Ambasada e SHBA-së është krenare që ka mbështetur këtë hap të rëndësishëm, i cili pasqyron rolin në rritje të kompanive amerikane që investojnë në të ardhmen e Kosovës. Ky moment historik avancon qëllimet e Kosovës për rritje ekonomike, përfshirje financiare dhe modernizim digjital, duke ndihmuar që vendi të bëhet edhe më tërheqës për investimet dhe inovacionin amerikan”, ka deklaruar ambasada përmes një postimi zyrtar.