Telenews

Kosova mëson kundërshtarët në Ligën e Kombeve

Sot (e martë) në selinë e UEFA-s në Nyon është bërë tërheqja e shortit për edicionin e parë të Ligës së Kombeve në konkurrencën e femrave.

Ky format i ri do të zhvillohet në tri liga, e ku skuadrat pjesëmarrëse janë ndarë në vazot e shortit sipas pozicioneve të tyre në renditjen e koeficientëve të publikuar pas përfundimit të fazës së grupeve të kualifikimeve për Botërorin 2023.

Kosova bën pjesë në Ligën C, teksa në bazë të shortit të sotëm ajo është tërhequr në Grupin C5, ku janë përfshirë edhe Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria.

Në tërheqjen e shortit e pranishme ka qenë menaxherja për futbollin e femrave, Valbona Gashi Uka.

Liga C është e ndarë në pesë grupe, ku katër grupet e para kanë nga katër skuadra, derisa grupi ku është përfshirë Kosova është me tri skuadra.

Fituesit e këtyre pesë grupeve do të promovohen direkt në Ligën B, derisa tri skuadrat më të mira të pozitave të dyta nga pesë grupet do të luajnë në ‘play-off’ kundër tri skuadrave më të mira të pozitave të dyta në grupet e Ligës B.

Ndeshjet janë paraparë të luhen në datat 20-26 shtator, 25-31 tetor dhe 29 nëntor-5 dhjetor, 2023.

Të ngajshme

Ish-futbollisti i Real Madridit Drenthe, shtrihet në spital pas sulmit në tru

Valjeta Turkaj

Incident në parket – lojtarja e KBF Prishtina sulmon fizikisht kundërshtaren gjatë ndeshjes me Pejën

Erzana Fazliu

Gjyqtari Gil Manzano shpjegon pse i dha kartonin e kuq Hansi Flick-ut

Valjeta Turkaj