Telenews

Kosova ndalon importin e shpezëve dhe produkteve të tyre nga disa regjione të Polonisë

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar se ka ndaluar importin e shpezëve të gjalla dhe produkteve të tyre nga Polonia, meqë atje është konfirmuar prania e “Avian Influenza(HPAI–H5N1)”.

Në njoftim thuhet se kjo masë hyn në fuqi menjëherë dhe mbetet në zbatim deri në vlerësimin e mëtejshëm të situatës.

“Sëmundja është evidentuar në ferma komerciale, familjare dhe te shpezët e egra në regjionet Lubuskie, Wielkopolskie, Kodzkie dhe Podlaskie. Në funksion të mbrojtjes së shëndetit të kafshëve dhe sigurisë ushqimore në Republikën e Kosovës, AUV vendos ndalimin e menjëhershëm të importit të shpezëve të gjalla dhe produkteve të tyre nga zonat e prekura. Përveç nëse ato kanë origjinën nga ferma të paprekura nga sëmundja, të cilat gjenden në një rreze prej 50 km larg zonave të prekura”, theksohet në njoftim.

AUV ka thënë se do të vazhdojë monitorimin e situatës dhe informimin e publikut dhe operatorëve ekonomikë për çdo ndryshim eventual.

Të ngajshme

Zgjidhet kryesuesi i ri i Këshillit Prokurorial të Kosovës

Valjeta Turkaj

Shpërthime të fuqishme në Teheran, Izraeli nis sulme të reja

Valjeta Turkaj

Rrustemi edhe njëherë shpjegon afatet se kur dhe si mund të zgjedhet presidenti/ja

Valjeta Turkaj