Telenews

Kosova në agjendën e Asamblesë Parlamentare të NATO-s

Kosova pritet të bëhet pjesë e agjendës së Asamblesë Parlamentare të NATO-s në sesionin pranveror të kësaj organizate, i cili do të mbahet në fund të kësaj jave.

Punimet e Asamblesë Parlamentare të NATO-s do të fillojnë më 25 maj në Sofje të Bullgarisë, ku do të diskutohet kërkesa e Kuvendit të Kosovës për të përshpejtuar procesin e avancimit të statusit të saj në anëtar të asocuar.

Kjo është bërë e ditur në agjendën e publikuar nga Asambleja Parlamentare e NATO-s.

Sipas agjendës së publikuar, Asambleja pritet të miratojë një reformë të partneritetit të saj dhe të vendosë për kërkesat e Maltës dhe Asamblesë së Kosovës për t’u bërë delegacione anëtare asociuese. Temat që do të diskutohen gjatë sesionit përfshijnë sfidat në vendet e Ballkanit Perëndimor, si dhe strategjitë për të mbështetur partnerët në rrezik.

Kosova ka qenë përfshirë në agjendë pas rekomandimit të Komitetit të Përhershëm të Asamblesë Parlamentare të NATO-s për të dhënë statusin e anëtarit të asocuar për Kuvendin e Kosovës më 24 mars të këtij viti.

Nga ana tjetër, anëtari i Delegacionit të Përhershëm të Parlamentit të Serbisë në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, Zoran Dragishiq, në një letër drejtuar përfaqësuesve të shteteve anëtare kërkoi që Kosovës të mos i avancohet statusi, duke thënë se kjo do të çojë në “militarizimin e mëtejshëm” të vendit.

Dhënia eventuale e statusit të ri Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, sipas deputetit serb, do të nxiste edhe më tej militarizimin e Kosovës.

Afro 400 deputetë nga 32 vende anëtare të NATO-s dhe 25 vende partnere dhe organizata parlamentare do të marrin pjesë në sesionin pranveror të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, nga 24 deri më 27 maj në Sofje.

Forumi do të organizohet nga Kuvendi Kombëtar i Republikës së Bullgarisë.

source

Të ngajshme

Në mbledhje elektronike, qeveria bën dy emërime

Donat Hashani

Kandidati për prokuror të shtetit ndalohet për dhunë në familje nga Prokuroria e Prizrenit

Donat Hashani

Zyrtarja e lartë e PDK-së sot mban konferencë për media

Donat Hashani